Sonte prej orës 18:45 luhen tri ndeshje të xhiros së fundit të Superligës së Kosovës në basketboll, ku gara është e hapur në shumë fronte, ndërsa ka pasur paqartësi lidhur me skenarët e mundshëm.

Dhe FBK-ja pak pa nisur ndeshjet ka lëshuar sqarim lidhur me situatën.


Gara është shumë e ashpër për vendin e gjashtë dhe për mbijetesë, kurse Golden Eagle Ylli dhe Peja do të luftojnë për vendin e katërt.

Nëse therandasit fitojnë, atëherë do të përfundojnë në vendin e katërt, kurse nëse humbasin dhe pejanët fitojnë, atëherë verdhezinjtë do të jenë në vendin e katërt.

Gara e ashpër është për vendin e gjashtë dhe mbijetesë. Sigal Prishtina ka 37 pikë, kurse Vëllaznimi dhe Rahoveci 029 nga 36.


Skenari 1

Nëse fiton Vëllaznimi dhe humbasin Sigal Prishtina dhe Rahoveci, atëherë renditja do të jetë: 6 Vëllaznimi, 7 Sigal Prishtina, 8 Rahoveci 029

Skenari 2

Fitojnë Rahoveci 029 dhe Vëllaznimi e humbet Sigal Prishtina, atëherë pozitat do të jenë: 6 Sigal Prishtina, 7 Rahoveci 029, 8 Vëllaznimi

Skenari 3

Fitojnë Sigal Prishtina, Vëllaznimi dhe Rahoveci 029, atëherë pozitat do të jenë: 6 Sigal Prishtina, 7 Rahoveci 029 dhe 8 Vëllaznimi.

/Telegrafi/

telegrafi sport app