LAJMI I FUNDIT:

“Është shumë nxehtë, nuk shoh më,…”: Thirrjet dhe mesazhet e fundit nga të bllokuarit brenda Kullave Binjake dhe aeroplanëve të rrëmbyer, në atë ditë shtatori

“Është shumë nxehtë, nuk shoh më,…”:  Thirrjet dhe mesazhet e fundit nga të bllokuarit brenda Kullave Binjake dhe aeroplanëve të rrëmbyer, në atë ditë shtatori

Tetëmbëdhjetë vjet më parë bota përjetoi tmerrin ndërsa Al-Kaeda filloi katër sulme të koordinuara terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara.

Ishte sulmi terrorist më vdekjeprurës në historinë e botës. 11 shtator 2001, filloi si çdo të martë tjetër me njerëz që nxituan të punojnë në qendër të Manhattan, New York.

Por vetëm disa orë më vonë 2.996 njerëz ishin vrarë, ndërsa 6.000 të tjerë u plagosën, përcjell Telegrafi.


Numri i vdekjeve ka vazhduar të rritet pasi ata që u përpoqën të ndihmojnë kanë rënë viktimë e kancereve të lidhura me sëmundjet e frymëmarrjes.

Një total prej 19 terroristësh të al-Kaedës u përfshinë në rrëmbimin e katër aeroplanëve të pasagjerëve amerikanë, shkruan Mirror, përcjell Telegrafi.

Të operuar nga United Airlines dhe American Airlines, aeroplanët po largoheshin nga aeroportet në veri-lindje të vendit dhe ishin të destinuar për në San Francisko dhe Los Angeles.

Dy nga fluturimet – American Airlines Flight 11 dhe United Airlines Flight 175 – u përplasen në Kullat Veriore dhe Jugore.

Qindra zjarrfikës të guximshëm, policë dhe staf tjetër të shërbimeve të urgjencës kishin shkuar drejt ndërtesave, në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar sa më shumë njerëz. Si pasojë, qindra punonjës të shpëtimit heroik humbën jetët.

U hodhën nga Kullat Binjake për të mos u djegur të gjallë: Historia pas fotografisë së paharrueshme nga sulmet e 11 Shtatorit
Lexo po ashtu U hodhën nga Kullat Binjake për të mos u djegur të gjallë: Historia pas fotografisë së paharrueshme nga sulmet e 11 Shtatorit

Ndërkohë, një aeroplan i tretë – American Airlines Flight 77 – u rrëzua me dashje në Pentagon dhe bëri që ndërtesa të shembet pjesërisht.

Pasagjerët në një aeroplan të katërt, United Airlines Flight 93, arritën të mposhtin rrëmbyesit ndërsa po fluturonin drejt Uashingtonit.

Ai u rrëzua në një fushë afër Shanksville, Pennsylvania, duke vrarë të gjithë në bord.

Lidhur me këtë ngjarje, 18 vjet më pas, Mirror ka sjellë disa rrëfime të të afërmve të viktimave, për mesazhet e fundit që morën ata nga ata – si dhe nga punëtorë të shpëtimit.

Një nga to ka qenë edhe Melissa Harrington Hughes, e cila ishte nisur e vetme në New York për një ditë të vetme, kur ajo u kap në tragjedi.

Ajo kishte udhëtuar nga shtëpia e saj në San Francisko dhe thirrja e saj e fundit ishte për burrin e saj, Sean Hughes.

Por për shkak të ndryshimit në kohë, ai ishte akoma në shtrat dhe nuk e kapi.

Mesazhi i Melissa thotë: “Unë thjesht dua t’ju them se ju dua dhe kam ngecur në këtë ndërtesë në New York”.

“Ka shumë tym dhe kam dashur vetëm që ta dini se unë ju dua gjithmonë”.

Gjithashtu, edhe Beverly Eckert ishte zgjuar furishëm nga shqetësimi në mëngjesin e 11 shtatorit pasi burri i saj, Sean Rooney, ishte një nga mijëra punëtorët e punësuar në Kullat Binjake.

Ai telefonoi vetëm pas orës 9:30.

Pas mizorisë, Beverly tha: “Ai më tha që ishte në katin e 105-të dhe unë e dija menjëherë se Sean nuk po vinte kurrë në shtëpi”.

“Pas disa minutash të biseduara, ai pëshpëriti ‘Unë të dua’ pa pushim. Pastaj dëgjova një shpërthim të fortë”.

Doktori që u gjend në vendin e ngjarjes publikon imazhe të papublikuara më parë, 18 vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit
Lexo po ashtu Doktori që u gjend në vendin e ngjarjes publikon imazhe të papublikuara më parë, 18 vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit

Me një zë prekës dukej se Sean ishte akoma gjallë, por çifti e dinin se zhurma që kishte shqyer nëpër ndërtesë ishte tingulli i kullës që po rrëzohej.

Beverly tha: “Unë e thirra emrin e tij në telefon pa pushim. Pastaj unë u ula atje e mbërthyer në dysheme duke mbajtur në zemër telefonin”.

Edhe Melissa Doi kishte ëndërruar të bëhej balerinë. Por pas mbarimit të universitetit ajo filloi punën në IQ Financial Systems.

Më 11 shtator, ajo ishte duke punuar në katin e 83-të të Kullës së Jugut.

Në thirrjen e saj shqetësuese, Melissa thotë: “Është shumë nxehtë, nuk shoh më. Gjithë çfarë shoh është tymi. Unë do të vdes?”.

I dëshpëruar për ta qetësuar atë, pranuesi i thirrjeve 911 përgjigjet: “Jo, zonjë, lutuni. Ju duhet të mendoni pozitivisht sepse duhet ta ndihmoni njëri-tjetrin të dilni nga aty”.

Por thirrjet mbarojnë me Melisan duke thënë “të lutem Zot”.

Një nga protagonistët e këtyre rrëfimeve është edhe Kevin Cosgrove, një baba i tre fëmijëve, 45 vjeç, i cili po përpiqej dëshpërimisht të shpëtojë të gjithë ata të bllokuar në Kullën e Jugut në momentet e tij të fundit.

Ai i thirri shërbimet e urgjencës – thirrja e tij është ndërprerë pasi mund të dëgjoheshin vetëm ulërima dhe mbeturina që bien.

Shefi i zjarrfikësve Orio Palmer ishte vetëm një nga qindra zjarrfikës që u vranë 18 vjet më parë sot.

Ai kishte arritur të rregullonte një ashensor të thyer në njërën nga kullat për të ndihmuar njerëzit të iknin nga masakra.

Pastaj, ai mori ashensorin në katin 40-të dhe filloi ngjitjen e gjatë në 38 kate ndërsa bisedoi me kolegët e tij në radio e tij.

Ndërkohë Jim Palmer ishte promovuar dhe po e kalonte ditën e tij të fundit duke punuar në Kullat Binjake kur aeroplanët u goditën.

Një nga shoqëruesit e fluturimit në Fluturimin 93 – i vetmi që nuk e goditi objektivin e saj – CeeCee Lyles u përpoq ta thërriste burrin e saj dy herë nga avioni i dënuar.

Nëna e katër fëmijëve ishte midis ekuipazhit të guximshëm dhe pasagjerëve që mposhtën rrëmbyesit.

Burri i saj oficer i policisë sapo kishte dalë nga një ndërrim i natës dhe nuk e kishte dëgjuar telefonin.

E tëra që ai kishte marrë nga gruaja e tij heroike ishte një mesazh shkatërrues zanor.

Pamjet që tronditën botën dhe do mbeten gjatë në kujtesë (Foto)
Lexo po ashtu Pamjet që tronditën botën dhe do mbeten gjatë në kujtesë (Foto)

Në të, CeeCee tha: “Përshëndetje zemër, fëmijë që duhet të më dëgjoni me kujdes. Unë jam në një aeroplan që është rrëmbyer, unë po telefonoj nga aeroplani. Unë dua t’ju them se ju dua”.

“Unë nuk e di se çfarë të them. Janë tre djem, ata kanë rrëmbyer aeroplanin,…. Shpresoj të shoh përsëri fytyrat tuaja, zemër. Unë ju dua”.

Brian Sweeney e dinte që nuk po kthehej në shtëpi kur la bashkëshorten, Julie, mesazhin e tij të fundit me zë.

Ai ishte një pasagjer në Fluturimin 175, i cili ishte fluturuar në Kullën e Jugut.

Në të, Brian thotë: “Jules, jam Brian. Dëgjo jam në një aeroplan që është rrëmbyer. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, unë vetëm dua që ju të dini se unë ju dua absolutisht”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Kalo në kategori