Është publikuar klipi i këngës së "Maroon 5" dedikuar menaxherit të ndjerë Jordan Feldstein

216:"ATLANTA, GEORGIA - FEBRUARY 03: Adam Levine of Maroon 5 performs during the Pepsi Super Bowl LIII Halftime Show at Mercedes-Benz Stadium on February 03, 2019 in Atlanta, Georgia. (Photo by Patrick Smith/Getty Images) 12:"Getty Images
Pop-rok bendi amerikan, "Maroon 5", e ka publikuar videon muzikore të këngës "Memories".
Në videoklip paraqitet vetëm frontmeni Adam Levine, ndërsa balada melankolike i është kushtuar menaxherit të ndjerë, Jordan Feldstein, i cili ka qenë vëllai i madh i aktorëve Jonah Hill dhe Beanie Feldstein.
Ai ndërroi jetë në dhjetor të vitit 2017 në moshën 40 vjeçare, si pasojë e tromboze në enët e gjakut.
Videoklipi i këngës "Memories" fillon me fytyrën e Levine, i cili këndon vargjet e dhimbshme për Feldstein.
Në fund të klipit bëhet i qartë edhe dedikimi: "Për Jordanin". /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































