LAJMI I FUNDIT:

“Është një turp, një skandal”, presidenti i Barcelonës ‘shpërthen’ pas barazimit ndaj Getafes

“Është një turp, një skandal”, presidenti i Barcelonës ‘shpërthen’ pas barazimit ndaj Getafes

Barcelona u ndal me barazim mbrëmjen e së shtunës ndaj Getafes, duke mos arritur ta ruajnë epërsinë të cilën e gjetën me anë të Jules Kounde. 

Sidoqoftë, kjo ndeshje u përcoll me disa vendime të diskutueshme të gjyqtarit, mbi të cilat pati një debat të madh pas përfundimit të sfidës. 

Teksa po i afroheshim fundit të ndeshjes, Kounde u rrëzua brenda zonës pas një dueli me Chrisantus Uche, por ajo nuk ishte e mjaftueshme për gjyqtarin që ta akordojë penallti. 


Në këtë rast VAR-i nuk intervenoi aspak dhe kjo duket se e ka zemëruar tej mase presidentin e Barcelonës, Joan Laporta. 

Objektivi i Barcelonës për verën preferon që t’i bashkohet Arsenalit
Lexo po ashtu Objektivi i Barcelonës për verën preferon që t’i bashkohet Arsenalit

Laporta ishte i pranishëm në gjykatë të hënë për të dëshmuar për një rast mashtrimi prej 4.7 milionë eurosh, aty ku mbi të rëndojnë akuzat se ka mashtruar investitorët. 

“Ndarja e drejtësisë ndaj Getafes ishte një turp. Ata nuk akorduan një penallti për Kounde, kjo është skandal. Një skandal. Ju duhet ta përsërisni këtë më shpesh”, ka thënë ai. 

Kjo nuk është hera e parë dhe me gjasë as e fundit që Laporta ka drejtuar gishtin drejt gjyqtarit kur gjërat nuk shkojnë mirë për Barcelonën. 

Sezonin e kaluar ai akuzoi Real Madridin se është ajo që ka përfituar më së shumti nga vendimet e tyre në histori të këtyre dy klubeve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Përditësohen shanset e garuesve për Topin e Artëv - Salah është favorit absolut

Përditësohen shanset e garuesve për Topin e Artëv - Salah është favorit absolut

Ndërkombëtare
Çdo lojtar që do të kishte fituar Topin e Artë nëse Messi dhe Ronaldo nuk do të ekzistonin kurrë

Çdo lojtar që do të kishte fituar Topin e Artë nëse Messi dhe Ronaldo nuk do të ekzistonin kurrë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori