Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare një nga mjeshtrit e muzikës shqiptare, kompozitori rebel, profesionisti që ta thoshte gjithnjë të vërtetën në sy, Aleksandër Lalo.
Lajmi u bë publik nga miku i tij Petrit Ruka, bën të ditur gazeta Panorama.
“Miq po ju njoftoj nga spitali Gjerman se sapo ndërroi jetë miku im më i afërt, kompozitori Aleksandër Lalo… Dhembje pafund…”, kishte shkruar Ruka në Facebook.
Ndërsa në ekranin e Tv “Klan” po jepej e regjistruar puntata e radhës e spektaklit “C’est la vie” dhe shikuesit po vinin buzën në gaz me batutat e Lalos, teksa bënte romuze me konkurrentet që këndonin “Çka dojna, ne e bojna”, u dha lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta e kompozitorit.
Gati surreal, se si një njeri është, edhe nuk është. Kjo e bënte gati të pavërtetë lajmin, deri në momentin kur spektakli u ndërpre dhe gazetari e prezantuesi, Reiz Çiço u shfaq në ekran për të dhënë lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të kompozitorit.
Sipas Çiços, spektakli që u dha mbrëmë, së bashku me një tjetër, që do të shfaqet javës që vjen, janë regjistruar vetëm dy ditë më parë. Siç mësohet, Lalo është ndarë nga jeta për shkak të një ataku kardiak.
Aleksandër Lalo është një nga kompozitorët më në zë shqiptarë. Ai ka lindur më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë, në një familje me origjinë nga Leskoviku. U diplomua në Fakultetin e Muzikës në Institutin e Lartë të Arteve, duke hyrë në radhën e kompozitorëve më të dashur shqiptarë.
Firmën e tij e mbajnë shumë kolona zanore të filmave shqiptarë, por edhe pjesëve teatrore si, “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Dy herë mat”, “Një vonesë e vogël”, Shi në plazh”, etj. Ka kompozuar po ashtu këngë të muzikës së lehtë. Lalo ishte një nga zërat e rëndësishëm të muzikës shqiptare, një mbrojtës i muzikës së mirë dhe origjinale, duke kritikuar hapur degradimin e saj gjatë viteve të fundit.
Për komunikimin e tij të hapur dhe të drejtë, ai preferohej nga organizatorët e spektakleve të ndryshme muzikore, të cilët e preferonin në juritë e tyre. Jo rrallëherë kishte edhe konflikte, por të gjithë e donin Lalon. Së fundmi, ai ishte pjesë e spektaklit “C’est la vie”, të cilin e la në mes.
Në dhjetorin e shkuar, Presidenti i republikës, Bujar Nishani, e vlerësoi me titullin “Mjeshtër i Madh”, dhe ndërsa do të publikonte fotografinë e dekoratës, Lalo do të shprehej: “Titujt nuk i bëjnë të mëdhenj artistët, artistët e mëdhenj i japin kuptim titullit.”
Këto janë disa prej kompozimeve të Aleksandër Lalos:
Tingujt e harresës (1996) (TV)
Historiani dhe kameleoni (1989)
Treni niset më shtatë pa pesë (1988)
Dy herë mat (1986)
Fjalë pa fund (1986)
Asgjë nuk harrohet (1985)
Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)
Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)
Një vonesë e vogël (1982)
Shi në plazh (1982)
Shtëpia jonë e përbashkët (1981)
Thesari (1981)
Gëzhoja e vjetër (1980)
Nusja (1980)
Vajzat me kordele të kuqe (1978)
Tomka dhe shokët e tij (1977)
Dimri i fundit (1976)
Emblema e dikurshme (1976) (TV)
Duke kërkuar pesorëshin (1974)
Odiseja e tifozëve (1972)
Të shoh në sy(1986)
Një gjeneral kapet rob (1980)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Moskë, 23 mars 1949: Shënime nga biseda sekrete e Stalinit me Enver Hoxhën

Lidhja islamike, që u shndërrua në Lidhjen shqiptare

Picasso nuk ishte përbindësh

Sadije dhe Dritëro Agolli: Një dashuri 52-vjeçare

Konventat u hodhën në erë për të krijuar diçka nga mbetjet: Jean-Luc Godard mbi filmin që ndryshoi kinemanë

“Mania e persekutimit që i mori jetën Sandër Prosit”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin