Gigi Hadid thuhet se nuk e ka problem për lidhjen e supozuar të Zayn Malik me Selena Gomez, për sa kohë që ai është ‘i lumtur dhe i qëndrueshëm’.

Supermodelja, 27 vjeçare dhe këngëtari, 30 vjeç, patën një romancë të gjatë nga viti 2015 deri në 2021 dhe kanë bashkë një vajzë dyvjeçare, Khai.


Lajmi për ndarjen e tyre u bë publik në 2021 pas një përplasje që ish-ylli i “One Direction” pati me nënën e Gigit, Yolanda Hadid.

69140161 11905143 Given her okay Gigi Hadid is reportedly fine with her ex boyfrie m 13 1679873217444 Foto: Shutterstock

Zayn dhe Yolanda patën një grindje në shtator dhe megjithëse mohoi pretendimet për dhunë fizike, ai pati katër akuza për ngacmim.

Ndërkaq, Selena dhe Zayn u tha se kanë nisur një romancë dashurie së bashku, pavarësisht se nuk ka një konfirmim zyrtar.

69082811 11899619 Remember when News of their last breakup went public in October  a 89 1679685087204 Foto: Wire Image

Një burim theksoi se modelja ka treguar mbështetjen për romancën e re të dyshes së famshme.

“Gigi nuk ka asnjë problem me Zayn dhe për një lidhje të re”, tha një burim për Us Weekly.

69140173 11905143 image a 12 1679873086626 Foto: Getty Images

"Për sa kohë që është i lumtur dhe i qëndrueshëm dhe vazhdon të jetë i mirë me Khai, ajo është mirë me këdo që ai del jashtë”.

Kjo bjen pas raportimeve se Zayn dhe Selena u panë duke shijuar një darkë romantike në New York këtë javë.

69082677 11899619 Wow Klarissa then showed a screen grab of her friend s WhatsApp  a 77 1679685086391 Foto: TikTok

Gomez, e cila është një mike e Niall Horan të “One Direction”, është një nga 18 personat e vetëm që Zayn ndjek në Instagram.

Hadid nga ana tjetër pas ndarjes nga Malik është komentuar për një lidhje me Leonardo DiCaprion. /Telegrafi/

Screenshot 5 51 Foto: TikTok