Leroy Sane është duke kaluar nëpër një moment shumë të mirë këtë edicion me Bayernin.

Sulmuesi gjerman iu bashkua kampionëve të Bundesligës edicionin e kaluar nga Manchester City, po hasi në vështirësi në vitin e tij të parë në Munich.


25-vjeçari ka shënuar tre gola e ka asistuar në pesë të tjerë në këto tetë ndeshjet e para zyrtare me Bayernin.

1234353724

E më meritori për shpërthimin e Sanes këtë edicion, është padyshim trajneri Julian Nagelsmann.

Tekniku gjerman i Bayernit ka thënë se ka besuar në cilësitë e sulmuesit anësorë dhe shpërthimi i tij ka qenë thjeshtë çështje kohe.

“I njoh mirë cilësitë e Sane dhe e kam ditur që vështirësitë ishin thjesht çështje kohe. Ndaj Bochunm bëri zgjedhjen e duhur, duke shënuar një gol mjaft të bukur, që i hapi udhë fitores, por në përgjithësi në ndeshjet e fundit ka bërë paraqitje mjaft të mira".

1006267406 scaled 1

"Ka cilësi të jashtëzakonshme, të cilat do t’i nxjerrë në pah edhe më mirë në të ardhmen, pasi po punojmë shumë për këtë”, deklaroi Nagelsmann.

Edhe vet anësori gjerman u shpreh i lumtur me formën e tij, derisa konfirmoi se dëshiron qëndrimin në Munich. /Telegrafi/

telegrafi sport app