LAJMI I FUNDIT:

“Është gjithmonë faji im” – Klopp merr përsipër fajin për humbjen e Liverpoolit ndaj Burnley

Jurgen Klopp mori fajin për humbjen tronditëse të Liverpoolit 1-0 në shtëpi ndaj Burnley të enjten në mbrëmje, duke thënë se gjithmonë është faji im.

Seria pa humbje e Reds në 68 ndeshje të Ligës Premier në Anfield u mbyll në një mënyrë dramatike pasi penalltia e vonë e Ashley Barnes pa vendasit të humbin dhe mbesin gjashtë pikë prapa liderëve të Manchester United në krye të tabelës.

Liverpooli kishte 27 gjuajtje në ndeshje, më së shumti në çdo lojë të tyre këtë sezon, por ende nuk ka shënuar një gol në kampionat në vitin 2021 dhe janë pesë ndeshje pa fitore.


Liverpooli ka harruar të fitojë – pëson humbjen e parë në shtëpi këtë sezon nga Burnley
Lexo po ashtu Liverpooli ka harruar të fitojë – pëson humbjen e parë në shtëpi këtë sezon nga Burnley

“Ne e humbëm ndeshjen e cila është shumë e pamundur, por e bëmë atë”, ka thënë fillimisht Klopp për Sky Sports pas humbjes.

“Ky është faji im. Është detyra ime të sigurohem që djemtë kanë ndjenjat dhe besimin e duhur. Kjo nuk funksionoi. Ne e kishim topin shumë dhe krijuam disa situata që janë në rregull, por vendimi ynë përfundimtar nuk është i duhur. Unë thashë të njëjtën gjë javën e kaluar”.

Notat e lojtarëve, Liverpool 0-1 Burnley: Portieri Pope lojtar i ndeshjes
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Liverpool 0-1 Burnley: Portieri Pope lojtar i ndeshjes

“Kur diçka nuk funksionon, duhet të përpiqeni më shumë, më gjatë dhe më shpesh dhe të merrni vendime më të mira. Nuk funksionoi sonte”.

“Është gjithmonë faji im”, përfundoi trajneri gjerman i Reds. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

La Liga
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Boks
Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Premier League
Futbollisti i cili ishte pjesë e

Futbollisti i cili ishte pjesë e "skuadrës speciale" të Bayern Munichut pëson vdekje cerebrale nga lëndimi në kokë

Ligat tjera
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori