LAJMI I FUNDIT:

“Është ende një ëndërr”, ish-objektivi i Barcelonës mbetet i vendosur t’u bashkohet atyre në të ardhmen

“Është ende një ëndërr”, ish-objektivi i Barcelonës mbetet i vendosur t’u bashkohet atyre në të ardhmen

Muajin e kaluar, Aleix Garcia i dha fund aventurës tek Girona për t’u bërë pjesë e kampionit të Bundesligës, Bayer Leverkusen.

27-vjeçari kishte qenë njëri prej lojtarëve më të mirë në elitën e futbollit spanjoll gjatë dy sezoneve të fundit, dhe për shkak të kësaj, nuk ishte befasi që Barcelona shprehu interesim për të siguruar shërbimet e tij.

Gjatë sezonit të kaluar, kishte shumë spekulime që lidhnin Garcian me Barcelonën. Sidoqoftë, ajo asnjëherë ‘nuk erdhi në jetë’.


Tani siç duket, interesimi i gjigantit katalanas nuk ishte asnjëherë konkret, diçka të cilën vet Garcia e zbuloi gjatë një interviste me Jijantes.

“Kishte bisedime mes agjentit tim dhe Decos, por nuk kishte në të vërtetë aq shumë interesim nga Barcelona. Kur ata duan një lojtar, ata shkojnë fort në negociata”, ka thënë Garcia.

Para takimit të tyre të parë në La Liga mes Barcelonës dhe Gironës sezonin e kaluar, Garcia u kritikua ashpër nga klubi i tij pasi kishte pranuar që ëndrra e tij është ta vesh fanellën e Barcelonës.

Tani, Garcia e ka pranuar se kjo ëndërr nuk është shuar ende dhe se shpreson që ta realizojë atë në një të ardhme të afërt.

“Jam i qetë tek Leverkuseni, por Barcelona është ende një ëndërr për të ardhmen”, përfundoi mesfushori spanjoll./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori