LAJMI I FUNDIT:

Escobar në Pejë: Komuniteti serb po vuan shkaku i vendimit për dinarin, duhet një zgjidhje urgjente

Escobar në Pejë: Komuniteti serb po vuan shkaku i vendimit për dinarin, duhet një zgjidhje urgjente

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka qëndruar sot për vizitë në Pejë.

Gjatë kësaj vizite, Escobar është takuar me kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Escobar ka thënë se ka ardhur në këtë qytetet që të dëgjoj rrëfimet e qytetarëve se si janë ndikuar nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës”.


“Këtu ka një komunitet që po vuan vërtet. Ka njerëz që përballen me probleme reale për shkak të mungesës së mundësive për të marrë pensione. Kështu që unë me të vërtetë dua të punoj me qeverinë e Kosovës me shpresën për të gjetur një zgjidhje urgjente”, tha Escobar për Radio Gorazhdevac.

Escobar dhe Hovenier priten në takim nga kryetari i Pejës
Lexo po ashtu Escobar dhe Hovenier priten në takim nga kryetari i Pejës

Escobar tha se serbët në Kosovë dhe të gjithë që jetojnë këtu duhet ta ndiejnë mbështetjen e SHBA-së.

“Për komunitetin këtu, unë dua që këta të ndiejnë dhe të dinë se qeveria amerikane do që serbët të jetojnë në Kosovë në kushte të sigurisë dhe dinjitetit dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë, dhe për Qeverinë e Kosovës – ata kanë përgjegjësinë që kjo të ndodhë dhe ne do ta mbajmë përgjegjëse për këtë”, u shpreh emisari amerikan.

Escobar shtoi se marrëveshja e fundit Kosovë-Serbi duhet të zbatohet dhe tha se për këtë do të vazhdohet të punohet.

“Ndërkohë, në një afat më të gjatë, ne ende duhet të punojmë shumë për të zbatuar marrëveshjen historike të normalizimit që arritëm marsin e kaluar”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori