LAJMI I FUNDIT:

Escobar dhe Lajçak takohen me përfaqësuesit e opozitës, nga LDK në takim do të jetë Abdixhiku

Escobar dhe Lajçak takohen me përfaqësuesit e opozitës, nga LDK në takim do të jetë Abdixhiku

Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar së bashku me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, po vazhdojnë vizitën e tyre në Kosovë.

Sot në ditën e dytë të kësaj vizite ata pritet të takohen me përfaqësues të partive opozitare në vend.

Telegrafi mëson se takimi i Escobar dhe Lajçak me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të mbahet në orën 10:30.


Ndërkaq nuk dihet në sa ora do të mbajnë takimet me përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së.

Escobar dhe Lajçak, gjatë ditës së djeshme, janë të takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurtin.

Pas këtyre takimeve, zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan Escobar tha se SHBA-të fuqimisht mbështesin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Ndërkaq, Lajçak ka thënë se janë dakorduar që të përshpejtohet puna për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Krerët e shtetit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë thënë se Serbia është bllokuese e procesit të dialogut dhe sovraniteti e funksionimi shtetëror duhet të mbesin të pacenuara nga çfarëdo përpjekje e ndokujt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori