Dyshja e njohur, Eros Grezda dhe Oriola Marashi, së fundmi kanë filluar që të shprehin ndjenjat për njëri-tjetrin publikisht.

Ani pse që një kohë të gjatë janë duke qarkulluar fotografitë e tyre së bashku, ata ende nuk janë prononcuar për media.


Sidoqoftë kësaj, çifti nuk po i ndal mesazhet dhe imazhet, ndërsa ai që është më aktiv në këtë pjesë është futbollisti Eros Grezda.

ll 1 (Foto: Instastory)

Ai gjatë ditës së sotme (e martë), ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, ku shihet modelja shqiptare.

Bukuroshja brune shihet e veshur me fustan të bardhë, ndërsa merr poza tërheqëse para kamerës.

ori (Foto: Instastory)

Ndërkaq, para disa ditësh është komentuar edhe një mesazh dashurie që futbollisti I ka bërë asaj në rrjete sociale. /Telegrafi/