LAJMI I FUNDIT:

Erolld Musliu është drejtori i ri i Agjencisë për Zbulim

Erolld Musliu është drejtori i ri i Agjencisë për Zbulim

Erolld Musliu është drejtori i ri i Agjencisë për Zbulim.

Ai sot është emëruar nga presidenti Stevo Pendarovski, me çka është shkarkuar drejtori i deritanishëm Zoran Ivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Musliu ka stazh në shërbimet e sigurisë, ndërsa në postin e ri vjen nga vendi i ndihmës drejtorit të Agjencisë për Zbulim.


Në ndërkohë është formuar gjithë kabineti i presidentit dhe tanimë janë bërë të njohur emrat e rinj që do të punojnë me Stevo Pendarovskin.

Mile Boshnjakovski është shef kabineti, Biljana Radeva do të punojë në zyrën e mediave, Blerim Kolari këshilltar për siguri kombëtare, Aleksandar Spasov këshilltar i jashtëm për politikë të brendshme dhe të jashtme, Goce Karajanov këshilltar për politik të jashtme, Toshe Zafirov këshilltar, Biljana Micevska shefe e protokollit, Katerina Canevska këshilltare për media, Luljeta Ademi këshilltare për komunikimin me personat me nevojat të veçanta.

Këshilltar të jashtëm janë Denko Maleski, Aleksandar Dimitrov dhe Aleksandar Tavçioski, ndërsa Mirjana Llazarova-Trajkovska dhe Besa Arifi do të angazhohen si këshilltare për çështje juridike.

Si këshilltar i jashtëm është ftuar edhe Blerim Reka, por ai ka refuzuar Pendarovskin pasi nuk ka dashur ketë angazhim publik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori