Ernest Muçi shënon eurogol në Turqi

Sulmuesi shqiptar Ernest Muçi ka shënuar një gol të mrekullueshëm në Turqi.
Lojtari i huazuar te Trabzonspor shënoi nga goditja e lirë për ta lënë të shtangur portierin mysafir.
Edhe pse nga një “kënd i vdekur”, Muçi i mahniti të gjithë me një goditje të shkëlqyer, ku edhe reagimi i bashkëlojtarëve lënë të kuptohet se sa e vështirë ishte të realizohet.
Për më shumë shikoni golin:
🇦🇱🇹🇷 What a goal by Ernest Muçi!! 🤩 pic.twitter.com/B8yD35jnMN
— Albanian Football Scout 🇦🇱 (@FootballAlbXI) November 29, 2025
Ndërkohë, Muçi ka nisur të këndellet këto xhirot e fundit në Superligën Turke dhe synon të vazhdojë me të njëjtin ritëm, në mënyrë që të ftohet sërish nga Sylvinho te kombëtarja e Shqipërisë./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































