LAJMI I FUNDIT:

Erisa Xhixho: Numri i lindjeve në Shqipëri ka rënë me 17%, të trefishojmë bonusin për bebet

Erisa Xhixho: Numri i lindjeve në Shqipëri ka rënë me 17%, të trefishojmë bonusin për bebet

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, me një letër zyrtare drejtuar qeverisë ka kërkuar që të merren masa për të trefishuar bonusin për bebet. 

Ndër argumentet që do të ndikojnë në forcimin e familjes dhe frenimin e largimit të të rinjve nga Shqipëria, deputetja Xhixho përmendi: “Ne propozojmë trefishimin e kësaj shume në 180 mijë lekë për çdo fëmijë që vjen në jetë, kur aktualisht bonusi mesatar për një fëmijë të lindur është 60 mijë lekë, qoftë ky fëmija i parë apo i dytë, fëmijë binjakë apo më shumë.”

Gjithashtu, deputetja Xhixho propozoi për heqjen e kategorizimit në bazë të numrit të fëmijëve, kjo pasi kostoja financiare e rritjes së një fëmije është e njëjtë.


“Numri i lindjeve ka rënë me rreth 17% në tremujorin e parë të vitit 2023, duke arritur në nivelet më të ulëta historike në shumë dekada. Ky është numri më i ulët i lindjeve i regjistruar ndonjëherë në një tremujor, të paktën që pas viteve ‘90,” deklaroi nënkryetarja e PL-së.

Rritja e lindshmërinë është një çështje jetike për vendin, shtoi deputetja.

“Sot familjet shqiptare po përballen me shumë sfida e problematika të mprehta si abuzimi, divorci dhe emigrimi, veçanërisht i të rinjve. Njëkohësisht Shqipëria po përballet me emigrimin masiv, i cili së bashku me rënien drastike të numrit të lindjeve janë bërë shkaktarë të tkurrjes së popullsisë. Ky dimër demografik po rrit me shpejtësi moshën mesatare të popullsisë së Shqipërisë, kur para pak vitesh ishte një nga vendet më të reja në Europë,” u shpreh nënkryetarja e PL-së./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori