Trajneri Erik ten Hag u dha 23 lojtarëve të akademisë së Ajaxit debutimin e tyre në skuadrën e parë gjatë pesë viteve të tij si trajner i klubit holandez dhe disa prej tyre tashmë kanë arritur gjëra të mëdha në lojën e futbollit.

Rekordi i 52-vjeçarit me të rinjtë tërhoqi vëmendjen e Manchester Unitedit dhe ata e shpallën atë si trajnerin e tyre të ri në prill.


Ten Hag aktualisht është duke mbikëqyrur një para-sezon premtues dhe 13 nga 31 lojtarët e skuadrës së tij janë të dalë nga akademia e Unitedit.

Zidane Iqbal dhe Charlie Savage kanë lënë mbresa, ndërsa James Garner, Alejandro Garnacho dhe Hannibal Mejbri janë duke u përpjekur të bëjnë përshtypje.

Çfarëdo përpjekje që ata bëjnë do të jetë një plus më shumë, pasi do të vlerësohen. Çdo lojtar që ka debutuar nën urdhrat e Ten Hag është ende në Ajax ose luan futboll elitar diku tjetër në Evropë.

ten hag 1

Askush nuk garanton suksesin, por syri i talentit të Ten Hag është aq afër përsosmërisë sa nuk mund ta mendoni.

Duke përdorur faqen e specializuar Transfermarkt, janë identifikuar çdo lojtar që Ten Hag u dha fillimin e parë profesional midis vite 2017 dhe 2022. Disa nga këta emra do të jenë të njohur.

1.Noussair Mazraoui (mbrojtës i djathtë)Debutimi: 4 shkurt 2018 Ku është tani? Bayern Munich

1.mazaouri

2.Dani de Wit (mesfushor)Debutimi: 25 shkurt 2018 Ku është tani? AZ Alkmaar

2.de wit

3.Jurgen Ekkelenkamp (mesfushor)Debutimi: 19 Prill 2018 Ku është tani? Hertha Berlin

3.ekelenkamp

4.Azor Matusiwa (mesfushor)Debutimi: 6 maj 2018 Ku është tani? Reims

4.matusiwa

5.Kaj Sierhuis (Sulmues)Debutimi: 11 gusht 2018 Ku është tani? Hercles

5.sierhus

6.Ryan Gravenberch (mesfushor)Debutimi: 23 shtator 2018 Ku është tani? Bayern Munich

6.gravenberch

7.Mitchel Bakker (mbrojtës i majtë)Debutimi: 26 shtator 2018 Ku është tani? Bayer Leverkusen

7.bakker

8.Noa Lang (sulmues anësor)Debutimi: 13 Mars 2019 Ku është tani? Club Brugge

8.lang

9.Sergino Dest (mbrojtës i djathtë)Debutimi: 10 gusht 2019 Ku është tani? Barcelona

9.dest

10.Sontje Hansen (sulmues anësor)Debutimi: 22 dhjetor 2019 Ku është tani? Ajax

10.hansen

11.Naci Unuvar (sulmues anësor)Debutimi: 22 janar 2020 Ku është tani? Ajax

11.unuvar

12.Danilo Pereira (Sulmues)Debutimi: 23 shkurt 2020 Ku është tani? Feyenoord

12.pereira

13.Jurrien Timber (mbrojtës qendror)Debutimi: 7 Mars 2020 Ku është tani? Ajax

13.timber

14.Brian Brobbey (sulmues)Debutimi: 31 tetor 2020 Ku është tani? Ajax

14.brobbey

15.Devyne Rensch (mbrojtës i djathtë)Debutimi: 28 nëntor 2020 Ku është tani? Ajax

15.rensch

16.Kenneth Taylor (mesfushor)Debutimi: 12 dhjetor 2020 Ku është tani? Ajax

16.taylor

17.Victor Jensen (mesfushor)Debutimi: 12 dhjetor 2020 Ku është tani? Rosenborg (i huazuar nga Ajax)

17.jensen

18.Youri Regeer (mesfushor)Debutimi: 15 dhjetor 2021 Ku është tani? Ajax

18.regeer

19.Kristian Hlynsson (mesfushor qendror)Debutimi: 15 dhjetor 2021 Ku është tani? Ajax

19.hlynsson

20.Amourrichio van Axel Dongen (sulmues anësor)Debutimi: 15 dhjetor 2021 Ku është tani? Ajax

20.van axel

21.Liam van Gelderen (mbrojtës i djathtë)Debutimi: 23 Prill 2022 Ku është tani? Groningen

22.van gelderen

22.Jay Gorter (portier)Debutimi: 15 maj 2022 Ku është tani? Ajax

22.gorter

23.Anass Salah-EddineDebutimi: 15 maj 2022 Ku është tani? FC Twente (në huazim nga Ajax)

23.salah eddine

/Telegrafi/

telegrafi sport app