Eric Garcia thuhet se tashmë është lojtar i Barcelonës dhe marrëveshja është shumë pranë finalizimit edhe zyrtarisht.

Mbrojtësi që rrjedh nga akademia La Masia, e kërkon me ngulm rikthimin te skuadra katalunase, derisa në verën e vitit të kaluar Manchester City kishte refuzuar largimin e tij.


Por, sipas asaj që raporton Goal.com, Garcia nuk do të mund të kalojë në radhët e Barcelonës në këtë afat kalimtar të janarit.

eric garcia arsenal

Blaugranasit duhet të presin që lojtari të kalojë në radhët e tyre në afatin kalimtar veror.

Kontrata e mbrojtësit skadon në verën edhe atëherë ai do të jetë lojtar i lirë për t'u rikthyer në Camp Nou.

City po insiston që të shesë atë, mirëpo është dëshira e Garcia që të kalojë te Barcelona në parametra zero. /Telegrafi/

telegrafi sport app