Eric Andre i ka këshilluar njerëzit të ‘qëndrojnë të shëndoshë’ pasi ka humbur afro 18 kilogramë në gjashtë muaj për sezonin e gjashtë të ardhshëm të “The Eric Andre Show”.
“Ka një arsye pse njerëzit e dobët ndihen keq dhe njerëzit e trashë janë të lumtur”, tha Andre për GQ në një intervistë të botuar të enjten.
Komediani, 40 vjeç, bëri shaka se ‘njerëzit e shëndoshë’ si “mundësit Sumo” dhe “Santa Claus”, janë “të lumtur”.
“Unë them të qëndroj i shëndoshë. Nëse je i shëndoshë ose topolak, qëndro ashtu. Ndihesha shkëlqyeshëm…”, shtoi ai.
Të premten, Andre bëri një postim në Instagram për të treguar si dukej para dhe pas tranformimit.
Komediani theksoi tutje se pavarësisht transformimit dhe njohurive të reja për shëndetin dhe humbjen e peshës, sapo përfunduan xhirimet, ai “hëngri një picë”.
Sezoni i gjashtë i “The Eric Andre Show” u shfaq premierë të dielën në Adult Swim.
Përkundër se i duhej për xhirime, Eric thotë se nuk preferon të jetë i tillë. /Telegrafi/