Një yll i ri i futbollit shqiptar po lind në Holandë, tek klubi Fortuna Sittard, pasi sulmuesi i ri, Arian Kastrati ka debutuar me këtë klub.

19-vjeçari Kastrati, ka debutuar në fitoren e skuadrës së tij Fortuna Sittard ndaj Heerenveen me rezultat 3-1.


Kastrati u inkuadrua në minutën e 90-të të ndeshje, duke bërë kështu paraqitjen e parë në një kampionat të fortë si ai i Eredivisie.

Për skuadrën e Heerenveenit luajti edhe qendërmbrojtësi i Kosovës, Ibrahim Dresheviq  si zëvendësues, ku u fut në lojë në minutën e 60-të.

ErYx1NtXMAUHsSR Kastrati e Dresevi në duel

Kastrati luan për ekipin e rezervave të Sittard, ndërsa në katër ndeshjet e fundit është ftuar nga ekipi i parë ku ka qenë në bankë.

Screenshot 3 3

Kjo i ka sjellat ekipit, pasi në pesë ndeshjet e fundit nuk dinë për humbje, ku kanë katër fitore dhe një barazim, duke u ngjitur në vendin e 12-të me 16 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app