Ambasadori izraelit në OKB, Gilad Erdan, u largua derisa presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan po mbante një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën, duke e akuzuar atë për antisemitizëm.
“Erdogan vazhdon gënjeshtrat dhe deklaratat e tij antisemitike kundër Izraelit dhe është e rëndësishme që bota të njohë standardet e dyfishta me të cilat ai ka jetuar për shumë vite”, ka deklaruar Erdan, përcjell Telegrafi.
Sipas JerusalemPost, Erdogan kritikoi politikat e Izraelit në Jerusalem dhe ndaj Palestinës.
“Pushtimi dhe shtypja e Palestinës është një plagë gjakderdhëse e njerëzimit”, citohet të ketë thënë Erdogan.
Presidenti turk tha “dora e ndyrë” – me sa duket duke iu referuar izraelitëve – është “duke rritur vazhdimisht guximin e saj” në vendet e shenjta të Jerusalemit.
Erdogan përgëzoi palestinezët, të cilët ai tha se “qëndruan kundër politikave izraelite të dhunës dhe frikësimit për më shumë se gjysmë shekulli”.
Presidenti turk akuzoi Trumpin si një “bashkëpunëtor” me Izraelin dhe e quajti planin e tij të paqes “një dokument të dorëzimit”.
“Turqia nuk do të mbështesë asnjë plan për të cilin populli palestinez nuk jep pëlqimin”, ka thënë më tej Erdogan. “[Plani] nuk do të thotë asgjë përtej shërbimit të përpjekjeve të Izraelit për të gërryer parametrat bazë ndërkombëtarë”.
Sa për vendet që hapën ose planifikojnë të hapin ambasada në Izrael, përkatësisht në Jerusalem, Erdogan tha se “shkelja e tyre e ligjit ndërkombëtar shërben vetëm për ta bërë konfliktin më të komplikuar”.
“Konflikti Palestinez mund të zgjidhet vetëm me një shtet të pavarur, sovran të Palestinës, bazuar në kufijtë e ’67 me Jerusalemin lindor si kryeqytetin e tij. Kërkimi i zgjidhjeve përveç kësaj është i kotë, i njëanshëm dhe i padrejtë”, deklaroi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri