Recep Tayyip Erdogan foli për herë të parë publikisht për vdekjen e Fethullah Gulen, liderit të FETO-s.
Presidenti turk vuri në dukje se fundi i atyre që “u lanë trurin fëmijëve të kombit nën maskën e misionit dhe bamirësisë” ishte i turpshëm, duke e krahasuar 83-vjeçarin me “figura të tjera të liga” në histori.
“Ata tradhtarë arritën t’i shpëtojnë drejtësisë turke falë mbrojtjes së zotërve të tyre… Por, ata nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë hyjnore”, tha 70-vjeçari.
Ai theksoi se anëtarët e FETO-s, të cilët janë përgjegjës për ‘shpëlarjen e trurit’ të të rinjve dhe derdhjen e gjakut të pafajshëm, i shpëtuan drejtësisë njerëzore, por se do të thirren para gjykatës së drejtësisë hyjnore.
Erdogan vazhdoi duke folur se si vdekja e Gylenit ishte “e turpshme” dhe se fundin e kishte ngjashëm me atë të “figurave të tjera të liga” gjatë historisë, shkruan bbc.
“Me gjithë përpjekjet tona, ata tradhtarë për fat të keq arritën t’i shpëtojnë drejtësisë turke duke u mbështetur në mbrojtjen e zotërve të tyre. Ata u larguan nga kjo botë pa u përgjigjur për krimet që bënë, të drejtat që shkelën, mendjet e të rinjve që korruptuan dhe gjakun e dëshmorëve që u derdhë”.
Erdogan theksoi se, megjithëse anëtarët e FETO-s i shpëtuan drejtësisë tokësore, “ata nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë hyjnore”.
“Ne e dimë dhe besojmë se dënimi i Allahut është i ashpër. Zoti ynë do t’i kërkojë llogari secilit prej këtyre tradhtarëve për dëmin dhe shkatërrimin që i kanë shkaktuar këtij vendi dhe këtij populli”, tha Erdogan.
Në vazhdim të fjalës, lideri turk dënoi të gjithë ata që përkrahën dhe mbrojtën FETO-n jashtë Turqisë, duke theksuar se lufta kundër FETO-s nuk do të ndalet derisa kjo organizatë të çrrënjoset plotësisht.
“Fryma e të gjitha institucioneve të vendit tonë do të jetë në qafën e hienave të FETO-s, qofshin ato brenda vendit apo në vendet më të thella të botës”, tha presidenti.
Kush ishte Fetullah Gulen?
Fethullah Gulen, kleriku turk i cili së fundmi ka qëndruar në SHBA, ishte një figurë e njohur në pjesën më të madhe të botës myslimane.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, predikuesi islamik 83-vjeçar, i cili vuante nga shëndeti i keq prej vitesh, vdiq në një spital në Shtetet e Bashkuara më 20 tetor, sipas faqes së tij personale.
Gulen drejtoi “Hizmet”, ose “Shërbim”, një lëvizje e fuqishme sociale dhe fetare që sponsorizon ose është e lidhur me shkolla, qendra kulturore dhe universitete në mbi 100 vende.
Me miliona ndjekës, “Hizmet” përgjithësisht konsiderohet se promovon një formë të moderuar të Islamit.
Por, siç shkruajnë mediat botërore, ai konsiderohej gjithashtu si një kërcënim nga disa vende duke pasur parasysh ndikimin në arsim, biznes dhe media në të gjithë Azinë Qendrore, Ballkan, Afrikë dhe Perëndim.
Gulen, i cili ishte i vendosur në shtetin amerikan të Pensilvanisë, i kaloi vitet e tij të mëvonshme “i zhytur” në akuzat për orkestrimin e një tentativë grushti shteti në vitin 2016 kundër presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.
Ai mohoi me forcë akuzat.
Ndryshe, vënë në pah mediat botërore, djali i një predikuesi islamik, Gulen ishte një aleat dikur i Erdoganit që ndihmoi Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) fetarisht konservatore të presidentit turk të vinte në pushtet në vitin 2002.
Por të dy aleatët “ranë në kundërshtim” me njëri-tjetrin.
Turqia e cilësoi lëvizjen e Gulenit një organizatë terroriste në vitin 2016 dhe ajo ishte objektivi i një goditjeje masive.
Autoritetet turke pushuan nga puna dhe burgosën dhjetëra mijëra mbështetës të dyshuar të Gylenit nga ushtria, gjyqësori dhe organet shtetërore.
Që atëherë, ndikimi i lëvizjes së Gulenit ka rënë globalisht.
Një teolog i cili u bë i njohur si udhëheqës i Lutjeve të së Premtes në qytetin perëndimor të Izmirit të Turqisë në fund të viteve 1960, Gulen shkoi në mërgim “të vetë-imponuar” në vitin 1999, kur u akuzua për përpjekje për të minuar shtetin laik të vendit.
Ai mbeti në Shtetet e Bashkuara, ku jetoi si udhëheqës i izoluar i një prej organizatave më të mëdha qytetare të botës myslimane me bazë besimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump komenton takimin viral me Obamën: Ndoshta ne e pëlqejmë njëri-tjetrin
Trump e konfirmon, një takim me Putinin po organizohet
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025