Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letra urimi nga liderë të lartë ndërkombëtarë me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Osmani ka marrë mesazhin ku riafirmohet mbështetja e vazhdueshme e Turqisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për avancimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare. Presidenti Erdoğan gjithashtu thekson angazhimin e vendit të tij për paqe dhe stabilitet në rajon.



Në këtë ditë feste, Presidentja Osmani ka pranuar gjithashtu letra urimi nga Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud, dhe Princi i Kurorës dhe Kryeministri i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud.

Në mesazhet e tyre, ata kanë përcjellë urimet më të përzemërta për Presidenten Osmani, institucionet dhe popullin e Kosovës, duke dëshiruar shëndet, lumturi, progres dhe prosperitet të mëtejshëm për vendin.



Ata kanë theksuar gjithashtu rëndësinë e marrëdhënieve të ngrohta dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite, duke shprehur përkushtimin për forcimin e partneritetit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë në të ardhmen.

Presidentja Osmani u shpreh mirënjohëse për urimet dhe mbështetjen e vazhdueshme nga këta aleatë ndërkombëtarë. /Telegrafi/