LAJMI I FUNDIT:

Erdhi për dy ndeshje dhe mbeti trajner për 16 vjet: Ngritja e pandalshme e ‘Fergusonit gjerman’

Erdhi për dy ndeshje dhe mbeti trajner për 16 vjet: Ngritja e pandalshme e ‘Fergusonit gjerman’

Trajneri Frank Schmidt e ka udhëhequr Heidenheimin nga kategoria e pestë deri në Bundesligë dhe do të ‘rrëzojë’ Diego Simeone si trajneri më jetëgjatë në ligat kryesore.

FC Heidenheim 1846 vulosi inkuadrimin në Bundesliga falë fitores kundër Jahn Regensburg me rezultat 2-3.


Golat e Beste (90+3) dhe Kleindienst (90+9) çuan në një rikthim historik në kohën shtesë pasi vetëm fitorja i inkuadronte dhe me këto tri pikë i vunë pengesë Hamburgut, i cili tashmë po festonte rikthimin në elitë me një ‘pushtim’ spektakolar të fushës.

Festa e çmendur që u kthye në zhgënjim: Tifozët e Hamburgut festuan rikthimin në Bundesliga - por Heidenheimi ua ndali gëzimin
Lexo po ashtu Festa e çmendur që u kthye në zhgënjim: Tifozët e Hamburgut festuan rikthimin në Bundesliga - por Heidenheimi ua ndali gëzimin

Skuadra më e vjetër në histori?

Numri që shfaqet në emrin e tij zyrtar nuk është i parëndësishëm. Nëse është i krijuar në vitin 1846, Heidenheim do të rrëzonte nga froni Sheffield FC (1857) si ekipi më i vjetër i futbollit në botë.

Por, atëherë u themelua vetëm departamenti i gjimnastikës. Seksioni i futbollit nuk ka lindur deri në vitin 1911. Megjithatë, ekipi aktual është rezultat i bashkimeve dhe rithemelimeve të shumta. E fundit ka ndodhur së fundmi, në vitin 2007.

Tani, 176 vjet pas lindjes së embrionit të tij të parë, Heidenheim do të bëhet debutuesi i 57-të në historinë e Bundesligës. Një sukses me një emër të duhur, atë të Frank Schmidt (Heidenheim, 1974).

Trajneri aktual ka lindur “100 metra larg stadiumit” dhe erdhi në klub, si lojtar, në vitin 2003. Ende i veshur me pantallona të shkurtra, ai jetoi promovimin nga i gjashti në të pestin.

Ai mbërriti për dy ndeshje dhe është këtu për 16 vjet

Autentiku ‘Camino Schmidt’ – siç njihet rruga popullore që shkon nga Navacerrada në Cercedilla – nisi punën në vitin 2007, kur gjunjët i thanë mjaft nga të luajturi dhe u hodh në stol “për dy ndeshje”.

“Mund ta shihnit se ai ishte një trajner i lindur, por ne nuk donim ta digjnim. Ai fitoi derbin dhe ndeshjen tjetër e fituam 9-1. Kështu që mendova: Pse po kërkojmë një trajner kur ne tashmë kemi një të tillë”, kujtoi drejtori i klubit, Holger Sanwald.

Bindja e tij për të vazhduar nuk ishte e lehtë.

“Frank kishte marrë një angazhim në një kompani sigurimesh dhe nuk e shkel kurrë fjalën e tij. Ne duhej t’i luteshim shefit të tij të ardhshëm që ta lironte atë”.

Fillimisht pranoi të vazhdonte deri në pushimin dimëror, më pas deri në fund të sezonit dhe kështu është tash e 16 vjet, me katër promovime në çantën e shpinës: në kategorinë e katërt në vitin 2008, në të treten në 2009, në të dytën në vitin 2014 dhe tani në Bundesligë në 2023.

Schmidt, me ngjitjen e tij, do të rrëzojë Simeone (11 vjet) si trajneri më jetëgjatë i ligës kryesore në krye i njëjti ekip.

“Ngjitja në Bundesligë shkon përtej kufijve që imagjinonim”, tha trajneri, duke hezituar për komplimente dhe në qendër të vëmendjes. “Nëse e bën sërish, do të stërvitemi edhe për një javë, nuk më intereson!”, pohoi ai ndërsa lojtarët e lanë me birrë.

“Është e pamundur të përshkruash trajnerin tonë. Unë i ofroj një statujë dhe ai nuk e dëshiron. Unë i ofroj një kontratë të përjetshme dhe ai as atë nuk e do. Ky është Frank”, rrëfen tutje Sanëald.

“Në një moment dikush do të dëshirojë të urinojë mbi të (statujë) dhe mua nuk më pëlqen”, thotë Schmidt për të mbyllur diskutimin.

“Qumështari ka presion për të shitur qumështin me një çmim të mirë”

Triumfi i tij është ai i një qyteti të vogël me 50 mijë banorë.

“Presioni? Presioni është mbi qumështorin i cili duhet të marrë një çmim të mirë për qumështin e tij. Në Heidenheim njerëzit punojnë shumë për të pasur sukses”.

“Ne mund të mos jemi skuadra më e mirë apo më delikate, por ne punuam jashtë fushës deri në fund të ndeshjes së fundit. Me siguri në Bundesligë [do të kenë një buxhet prej 55 milionë] do të heqin dorë nga ne, por ne nuk duhet ta bëjmë veten më të vogël se sa jemi”.

“Skuadra jonë është, në një farë mënyre, e pathyeshme” , paralajmëron Schmidt për rrugën përpara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lexuesit e Telegrafit zgjedhin më të mirët e Shqipërisë në Euro 2024 – i pari prinë bindshëm

Lexuesit e Telegrafit zgjedhin më të mirët e Shqipërisë në Euro 2024 – i pari prinë bindshëm

Kombëtarja e Shqipërisë
Anglia përballet me akuza nga UEFA pas asaj që ndodhi menjëherë pas barazimit të Sllovenisë

Anglia përballet me akuza nga UEFA pas asaj që ndodhi menjëherë pas barazimit të Sllovenisë

Përfaqësueset
Trajneri i Rubin Kazanit flet për gjestin e Dakut në Euro 2024, tregon se a llogarit në të

Trajneri i Rubin Kazanit flet për gjestin e Dakut në Euro 2024, tregon se a llogarit në të

Ligat tjera
Dy lojtarë e kanë shprehur publikisht dëshirën e tyre që t'i bashkohen Real Madridit

Dy lojtarë e kanë shprehur publikisht dëshirën e tyre që t'i bashkohen Real Madridit

La Liga
Si duket momentalisht faza e eliminimit të Euro 2024: Dy çifte tashmë dihen, njëra anë është e frikshme

Si duket momentalisht faza e eliminimit të Euro 2024: Dy çifte tashmë dihen, njëra anë është e frikshme

Përfaqësueset
Musiala tregon tre lojtarët e rinj më të mirë në botën e futbollit

Musiala tregon tre lojtarët e rinj më të mirë në botën e futbollit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori