LAJMI I FUNDIT:

Erdhi nga Arabia, u martua me shqiptar dhe hapi biznese në Shqipëri e Kosovë

Erdhi nga Arabia, u martua me shqiptar dhe hapi biznese në Shqipëri e Kosovë

Asmaa Wafi është e lindur dhe rritur në Arabi, por fati ka dashur që ajo të martohet me një shqiptar dhe të vazhdojë jetën në trojet shqiptare.

Ajo tashmë ka mësuar edhe gjuhën shqipe dhe e flet mjaft mirë.

Ishin vitet e studimeve kur njohu një shqiptar në Egjipt dhe pasi u dashuruan, përfunduan në martesë dhe erdhën në Shqipëri.


“E kemi menduar të jetojmë edhe në Arabi, por Shqipëria është vend i bukur dhe vendosëm të jetojmë në Shqipëri”, rrëfen gruaja nga Arabia për ATV-në.

Ajo thotë se nuk ka parë ndonjë ndryshim të madh në traditat sa u përket nuseve në Arabi dhe Shqipëri.

Ka fjalë të mira për popullin tonë pasi thotë se janë të dashur dhe kanë humor të mirë.

Por më së shumti Asmas i ka pëlqyer tradita e familjeve shqiptare.

Sot vajza e lindur në arabi ka një biznes të vetin në Shqipëri dhe merret me barnatore dhe kozmetike.

“Në fillim kam punuar si përkthyese më pas në hotele, por më pas fillova biznes në produktet kozmetike”.

Nusja shqiptare, pas suksesit në Shqipëri tashmë ka vendosur të shtrijë biznesin edhe në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori