Era Rusi tregon pse e puthi balerinën, cili ishte reagimi i Çanit (Video)

Era Rusi ka tërhequr vëmendje të madhe në versionin shqiptar të spektaklit “Your Face Sounds Familiar” duke u puthur me një femër.
Duke qenë se performanca e saj kishte të bëjë me këngën “I Kissed a Girl” (“Putha një vajzë”) të Katy Perryt, ajo vendosi ta puthte në buzë njërën prej balerinave që e shoqëronin.
Prezantuesja Alketa Vejsiu e krahasoi këtë veprim me skenat e filmit “Vicky Cristina Barcelona”, ndërsa këngëtarja sqaroi pse e bëri këtë akt.
“Kam kaluar një temperaturë shumë të lartë... Pse vetëm Bleona me Çanin do të puthen? Unë kapa Albanën (balerinën)”, ka thënë Era.
“Në fakt mirë e ke se ne femra jemi, s’ke faj...”, ishte reagimi i Arian Çanit që nxiti të qeshura. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































