Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është duke e shijuar në maksimum këngën e re “Babe”.

Kënga u prit mirë nga publiku, veçanërisht në rrjetin social TikTok, ku videot të shoqëruara me këtë këngë janë shpërndarë gjithandej.


Mesa duket kjo nuk është kënga e vetme që do të shënojë rikthimin e Erës, pasi ajo mesa duket ka gati edhe dy këngë të tjera.

eraistrefi 278362826 698350137977964 3425726615813806601 n

“Prive” ka arritur të mësojë se ajo do t’i realizojë me klipe këto dy këngë të reja, njëri prej të cilëve është përzgjedhur të realizohet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Mesa duket që nga rikthimi i saj i furishëm, Istrefi nuk e ka ndër mend të ndalet dhe të publikojë projekte muzikore njëri pas tjetrin.

eraistrefi 278142562 399144705549401 7914104452392589949 n

Përndryshe, nuk bëhet ende me dije nëse Era mendon që të vazhdojë rrugëtimin edhe në tregun internacional aty ku e kishte lënë, apo do të merret vetëm me tregun vendor të muzikës. /Telegrafi/

eraistrefi 210909979 120248540278140 155693720208372874 n Foto: Era Istrefi/Instagram