LAJMI I FUNDIT:

Epoka e Inzaghit te Interi thuhet se ka filluar, pavarësisht se ende nuk ka ardhur zyrtarizimi

Epoka e Inzaghit te Interi thuhet se ka filluar, pavarësisht se ende nuk ka ardhur zyrtarizimi

Edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar, raporte të shumta të mediave italiane pretendojnë se Simone Inzaghi nënshkroi një kontratë dy-vjeçare me Interin mbrëmë (e shtunë).

Trajneri italian konfirmoi se po largohej nga Lazio pas 22 vitesh midis punës si lojtar dhe si trajner në Stadio Olimpico, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Mediume si Sky Sport Italia, Sportitalia, Gazzetta dello Sport dhe disa tjera janë të sigurt se Inzaghi ka hedhur lapsin mbi letër në një marrëveshje dy-vjeçare me Interin të shtunën mbrëma.


Lëvizjet e trajnerëve në Itali: Inzaghi te Interi, Allegri te Juve, Spalletti te Napoli
Lexo po ashtu Lëvizjet e trajnerëve në Itali: Inzaghi te Interi, Allegri te Juve, Spalletti te Napoli

Besohet se kontrata e italianin vlen katër milionë euro në sezon plus një milion euro tjera bonuse, dyfishi i 2.5 milionë eurove të ofertës së Lazios për zgjatjen e kontratës.

Nerazzurrët nxituan të gjejnë një zëvendësim pasi Antonio Conte përfundoi kontratën e tij me pëlqim të përbashkët të mërkurën.

Duke fituar Scudetton, Conte nuk ishte i gatshëm të vazhdonte në rolin e trajnerit me shkurtime të skuadrës dhe pagave të lojtarëve dhe stafit.

Gazzetta dello Sport raporton se Inzaghi mbajti një konferencë me drejtuesit e Interit për të diskutuar strategjinë e transferimeve dhe trajnimin para-sezonal, i cili duhet të fillojë në 10 korrik. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Ndërkombëtare
Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Premier League
Kalo në kategori