LAJMI I FUNDIT:

Enver Sekiraqës i vazhdohet paraburgimi

Enver Sekiraqës i vazhdohet paraburgimi

Enver Sekiraqës i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj në procesin gjyqësor për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza.

Lajmin e ka bërë të ditur avokatja e Sekiraqës, Kosovare Kelmendi.

“Të mbrojturit tim i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj”, tha Kelmendi, për Kallxo.com.


Në nëntor të vitit 2017, Sekiraqës iu vazhdua paraburgimi edhe për dy muaj.

Fillimisht, më 19 nëntor Sekiraqa u lirua për të mos qëndruar më shumë se 30 orë jashtë grilave, e për të përfunduar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës.

Ndryshe, kanë kaluar dy muaj prej kur Gjykata e Apelit lëndën e Enver Sekiraqës e ka kthyer në rigjykim në duart e gjykatësve vendorë.

Avokatja Kelmendi bëri të ditur se seanca pritet të caktohet në fillim të muajit mars.

Enver Sekiraqa është i dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 37 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Rizës.

Më pas, rastin e trajtoi Gjykata e Apelit me ç‘ rast edhe e ktheu në rigjykim.

Për vrasjen e policit Triumf Riza në gusht të 2007-tës tashmë është i dënuar dorasi Arben Berisha.

Ky i fundit është dënuar me 35 vjet burgim.

Sekiraqa ishte vetëdorëzuar në EULEX disa vjet pas ngjarjes.

Pas një varg seancash Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim nën akuzën se planifikoi vrasjen e policit Triumf Riza.

Në procesin e tij një varg personalitetesh VIP kishin dëshmuar për ngjarjet rreth Rizës dhe Sekiraqës.

Në një intervistë për “Drejtësia në Kosovë” pak para dorëzimit në EULEX, Sekiraqa kishte përmendur disa prej strukturave të UÇK-së.

Prokurori i EULEX-it Andrew Carney në një intervistë për emisionin “Drejtësia në Kosovë” e kishte quajtur Sekiraqën “njeriu e fuqishëm” i Prishtinës.

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori