Enver Hoxhaj ngushëllon familjen e asamblistit Labinot Aliaj

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se është humbje e madhe për familjen, Istogun dhe Partinë Demokratike të Kosovës, vdekja e papritur e anëtarit dhe asamblistit të partisë, Labinot Aliaj.
Enver Hoxhaj, gjithashtu ka shtuar se aktivizmi i Labinotit, buraria e tij dhe shembëlltyra e një dali të dashur e punëtor, do t’i mungojë veçanërisht partisë.
“Ai ishte sinonimi i të mirës dhe angazhimit pa përtesë për komunitetin, qytetin dhe Kosovën.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Nga
Telegrafi
14/11/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































