Paris Saint-Germain po përgatitet të transferojë sulmuesin gjerman Karim Adeyemi nga Borussia Dortmund, pas miratimit nga trajneri Luis Enrique.

23-vjeçari është një nga emrat më të kërkuar në treg për shpejtësinë, aftësinë për të krijuar diferencë dhe potencialin e madh për të ardhmen.


Karriera e tij në Dortmund është e qëndrueshme, por faktorë personalë, përfshirë dëshirën për një jetë në një qytet të madh evropian, po e shtyjnë drejt një kalimi.

Luis Enrique e sheh si një lojtar të ri, ambicioz dhe me perspektivë afatgjatë.

Borussia Dortmund kërkon 75 milionë euro për ta lënë të lirë, një shifër e lartë, por e pritshme për tregun aktual të futbollit.

PSG është e gatshme të nisë negociatat, duke mbështetur dëshirën e lojtarit për të ndërruar ambient dhe për të zhvilluar më tej karrierën e tij.

Mbërritja e Adeyemit në Paris pritet të sjellë thellësi dhe fleksibilitet në sulmin e PSG-së, duke i dhënë skuadrës mundësi të ndryshojë skemat taktike dhe të rrisë kërcënimin në hapësirat kundërshtarit.

Për lojtarin, ky transferim përbën një hap të rëndësishëm në karrierë, duke i ofruar mundësinë të luajë në një klub me ambicie të mëdha në Ligën e Kampionëve dhe në kampionatin francez.

Ndërsa Dortmund mbron investimin e tij dhe PSG përgatit strategjinë e rinovimit të sulmit, vendimi për të ardhmen e Adeyemit pritet të merret përmes negociatave intensive gjatë afatiti kalimtar verorë. /Telegrafi/

telegrafi sport app