Më 7 nëntor, Donald Trump ishte në Seul. Ishte dita e parë e udhëtimit të tij në Azi, që kishte si temë kryesore ambicjet bërthamore të Koresë së Veriut. Presidenti amerikan dukej optimist.
“Unë shoh se disa gjëra po lëvizin,” tha ai, duke folur për “përparim të madh”. Dhe dje, lëshimi tjetër i një rakete nga Korea e Veriut ndodhi në ujërat japoneze. Testi balistik është një gjest sfidues i Phenianit ndaj Shteteve të Bashkuara dhe pjesës tjetër të botës, ndërsa Trump thjesht premtoi se do ta “menaxhojë situatën”. Bota ka reaguar me kujdes, sepse historia e Koresë së Veriut është një enigmë.
Ne mund të supozojmë se regjimi i Kim Jong-un nuk ka plane që të djegë askënd dhe se qëllimi i tij i vetëm është që të sigurojë mbijetesën, duke dekurajuar çdo përpjekje për ta përmbysur atë, pra duhet të mësohemi me idenë se së shpejti, ai mund të ketë në zotërim raketa bërthamore.
Është një pikëpamje logjike. Dhe përtej deklaratave publike, mjaft të moderuara, është i njëjti këndvshtrim i presidentit të Koresë së Jugut, i cili nuk ka dëshirë që një sulm ndaj objekteve bërthamore, të shtyjë Korenë e Veriut që të varrosë Seulin nën një breshëri bombash.
Nuk ka zgjidhje të thjeshta në këtë krizë, por të pranojmë për një moment se kjo pikëpamje mbizotëron, edhe pse nuk është e mirëqenë.
Perspektivat
Koreja e Veriut do të bëhet një fuqi bërthamore në të gjitha aspektet. Shumë vende të tjera, jo vetëm Irani, por të gjitha diktaturat dhe demokracitë që do të ndjeheshin të kërcënuara me ose pa të drejtë, do të mendonin se do të ishte e mjaftueshme të tregonin të njëjtin guxim si Pheniani, për të zotëruar armë atomike. Koreja e Veriut do t’i ndihmonte këto vende, natyrisht kundrejt pagesës. Brenda pak vitesh, numri i fuqive bërthamore mund të katërfishohet dhe mundësia (tashmë e pranishme në Pakistan) që një grup terrorist të shtjerë në dorë armë atomike, do të krijonte një problem të madh ndërkombëtar për sigurinë.
Ky skenar është po aq shqetësues, sa rreziku i një asgjësimi të Seulit. Është për këtë arsye që ka njerëz, jo luftënxitës të thekur, por shpirtra të qetë dhe racionalë, që janë të bindur se nuk duhet pritur as edhe një ditë më shumë, për t’i dhënë fund me forcë, programit bërthamor të Phenianit.
Kur koreano-veriorët me të vërtetë do mund ta përdorin bombën, do të jetë tepër vonë, thonë ata. Një sulm vendimtar mund të shmangë kundërgoditjet nga Koreja e Veriut dhe diktatura e saj e egër dhe e neveritshme nuk do t’i mbijetonte humbjes. Në letër është zgjidhje po aq logjike. Por, sigurisht, realiteti është tjetër gjë. /France Inter/Bota.al/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rusia thotë se armëpushimi i përkohshëm në Ukrainë është “i papranueshëm”

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut – bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Dikur neutrale, sot fuqi e NATO-s: Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi