Eni Koçi i shoqëron me mesazhe për fansat imazhet e saj (Foto)

Eni Koçi bën pjesë në listën e këngëtareve më të bukura shqiptare, ndërsa jo rrallëherë ajo publikon fotografi që vënë në pah dukjen dhe linjat e saj.
Këto ditë, këngëtarja i ka publikuar disa fotografi në natyrë, të cilat i ka shoqëruar me mesazhe për ndjekësit e saj në Instagram.

“Shfrytëzojeni buzëqeshjen tuaj për ta ndryshuar botën, mos e lejoni botën ta ndryshojë buzëqeshjen tuaj”, shkruan në përshkrimin e njërës prej fotografive.

“Gjërat e mira vijnë në rrugë e sipër. Mos u ndalni së ecuri”, është përshkrimi i një fotografie tjetër.

“Jeta është shumë më e lehtë kur relaksohesh”, vazhdojnë mesazhet e Enit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
30/07/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































