Kongresmeni demokrat Eliot Engel ka reguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka thënë se ka qenë pikërisht ai që ka “parandaluar vrasjet e disa njerëzve”, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
Siç shkruan Forbes, përcjell Telegrafi, presidenti Donald Trump ka këmbëngulur vazhdimisht se ai ndërmjetësoi për t’i dhënë fund konfliktit të dhunshëm midis Serbisë dhe Kosovës, edhe pse, po sipas Forbes, Lufta e Kosovës përfundoi më shumë se dy dekada më parë.
Sipas Forbes, gjatë një tubimi në Nebraska të martën, Trump pretendoi se Serbia dhe Kosova kishin luftuar për shekuj me radhë, por ky konflikt i përgjakshëm me sa duket përfundoi pasi Trump u tha udhëheqësve të dy vendeve se nuk ishte i gatshëm të bënte ndonjë marrëveshje tregtare nëse nuk bien dakord të ndalojnë vrasjen e njëri-tjetrit, “manovra e suksesshme që presidenti parashikoi se do të shpëtojë shumë jetë”.
Veç kësaj, shkruan më tej Forbes, Trump bëri një pretendim pothuajse identik të dielën, duke thënë një turme në New Hampshire se ai ndërmjetësoi një marrëveshje paqësore Serbi-Kosovë që ndërpreu gjakderdhjen disa dakadashe dhe përfundoi me “përqafimet dhe puthjet” e liderëve të dy vendeve në Shtëpinë e Bardhë këtë vit.
Siç potencohet në shkrimin e Forbes, Trump ndihmoi për të negociuar një marrëveshje të normalizimit të marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë këtë vit, por ajo marrëveshje kryesisht përfshinte lidhje ekonomike dhe transporti dhe ajo nuk zgjidhi çështje të vështira gjeopolitike si refuzimi i Serbisë për të njohur Kosovën që kur kjo e fundit shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, transmeton Telegarfi.
Dear President @realDonaldTrump,
The #Kosovo War ended over two decades ago, in 1999.
You didn’t end it.
President @BillClinton and @NATO did.
Sincerely,
Chairman @RepEliotEngelhttps://t.co/HEA9cay0XG
— House Foreign Affairs Committee (@HouseForeign) October 30, 2020
Dhe lidhur me këto pretendime të presidentit Trump ka reaguar edhe kongresmeni demokrat, Eliot Engel.
Përmes një cicërime në Twitter ai ka shkruar se Lufta e Kosovës ka përfunduar dy dekada më parë, përkatësisht në vitin 1999.
“Ju nuk i keni dhënë fund asaj (lufte), President. Bill Clinton dhe NATO e bënë këtë”, ka shkruar Engel në Twitter, ku edhe ka shpërndarë lajmin e publikuar nga Forbes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Durrësi e nis më herët sezonin turistik

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Rrëfimet e grave që ishin pjesë e UÇK-së

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja