LAJMI I FUNDIT:

Engel: Jam i lumtur që Ramush Haradinaj u lirua sot

Engel: Jam i lumtur që Ramush Haradinaj u lirua sot

Eliot Engel ka përshëndetur të enjten lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga gjykata franceze në Colmar, duke thënë se shpreson që ky veprim do të lejojë Prishtinën dhe Beogradin t’i kthehen punës së rëndësishme për normalizimin ndërmjet dy shteteve.

“Jam i lumtur që ish-kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj u lirua sot nga gjyakata franceze. Shpresoj se ky veprim do të lejojë Prishtinënë dhe Beogradin t’i kthehen punës së rëndësishme për normalizim ndërmjet dy shteteve”, thuhet në deklaratën për media të anëtarit të Komitetit për Punë të Jashtme, Eliot Engel.

Për më tepër, ai konsideron se nëse Serbia do të ishte serioze dhe e përkushtuar në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ajo nuk do të ndiqte Haradinajn, i cili dy herë është liruar nga gjykata ndërkombëtare.


Engel ka theksuar se Serbia duhet të dëshmojë se dëshiron të bashkohet me demokracitë e Evropës, ndërsa tërheq vërejtjen se duke pranuar armë të rrezikshme të avancuara nga Vladimir Putin, Beogradi është i angazhuar në një garë armësh i cili do të kërcënojë fqinjët e saj dhe pengon sigurinë e partnershipit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori