LAJMI I FUNDIT:

Ëndrra e “parealizuar” e dy gazetarëve të Kosovës

Ëndrra e “parealizuar” e dy gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor, në të cilin janë zgjedhur strukturat e reja udhëheqëse.

Për këto “poste”, të kryetarit dhe anëtarëve të Bordit të AGK-së, po bëhen lobime gati si në skenën politike të Kosovës.

Procesi i zgjedhjeve në këtë institucion ka filluar sot në ora 9:30, ndërsa ka zgjatur mbi pesë orë.


Gazetarët Vehbi Kajtazi “e” Parim Olluri nga portali Insajderi – fitues të çmimeve të shumta për gazetari – kanë parodizuar me këtë proces.

“Anderr e parealizume per ne vazhdon te mbetet posti i kryetarit te AGK-se”, ka shkruar Kajtazi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/