LAJMI I FUNDIT:

ËNDRRA E MËPARSHME

ËNDRRA E MËPARSHME

Nga: Laurie Anderson
Përktheu: Fadil Bajraj

Hansel dhe Gretel shëndosh e rehat
Jetojnë në Berlin
Ajo është kameriere
Ai ka luajtur një rol në filmin Fassbinderit
E tash natën ulën bashkë
e pijnë shnaps e xhin
Ajo thotë: Hansel, vërtet do të më çmendish
Ai thotë: Gretel, përnjëmend sillesh si bushtër
Ai thotë: Kam jetuar kot duke besuar në legjendën tonë të marrë
Ku dashuria ime e vetme
ishte shtrigë e mbrapshtë.

Ajo tha: Ç’është historia?
Ai tha: Historia është engjëll
që e kthejnë bythas në ardhmëni
Ai tha: Historia është kapicë gërmadhash
E engjëlli dëshiron të kthehet e t’i rregullojë gjërat
T’i ndreq gjërat që janë prishur
Por ngandonjëherë stuhia nga Parajsa
Dhe kjo stuhi e shtyn bythas
engjëllin në ardhmëri
E kjo stuhi, e kjo stuhi
quhet
Progres.