Endrit Zogaj fton qytetarët që të dalin të dielën në votime: Prizreni me PDK

Kandidati për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Endrit Zogaj, ka bërë sot thirrjen e tij të fundit për qytetarët që të dielën, më 12 tetor të dalin në zgjedhje dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.
Në mesazhin e tij, Zogaj theksoi se për Prizrenin adresa e vetme e sinqertë e punës dhe përkushtimit ndaj qytetit është numri 191 - Shaqir Totaj, ndërsa në listën fituese të Partisë Demokratike të Kosovës numri 28 për kuvendin komunal.
“Prizreni është qyteti ynë dhe nuk kemi kohë për të humbur. Punët e mira që kanë nisur duhet të vazhdojnë, sepse qyteti ynë meriton vazhdimësi në zhvillim dhe në përkushtim ndaj qytetarit”, theksoi Zogaj.

Ai shtoi se angazhimi i tij dhe i ekipit të PDK-së nuk është vetëm për partinë, por mbi të gjitha për të mirën e qytetit dhe qytetarëve të Prizrenit.
“Do të jemi zëri i qytetarëve dhe adresa e vetme për adresimin e problemeve të tyre, me përkushtim dhe përgjegjësi”, u shpreh më tej Zogaj.
Në fund, kandidati Zogaj ftoi të gjithë qytetarët që të dielën, më 12 tetor të dalin në votime me përgjegjësi qytetare, të marrin pjesë në vendimmarrje dhe të votojnë me kujdes për të ardhmen e Prizrenit.
“Voto 191 - Shaqir Totaj për kryetar të Prizrenit...Voto 28 - Endrit Zogaj për Kuvendin Komunal të Prizrenit”, shkruan ai.

















































