Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall , vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.
Çmimi i më të mirit për javën e 13-të i takon futbollistit të FC Prishtina, Endrit Krasniqi.
Për futbollistin bardhekaltër kjo është hera e dytë që e fiton këtë çmim në këtë edicion. Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Lulzim Rrmoku, Skender Kapra dhe Flamur Sinani.
Endrit Krasniqi u vlerësua për paraqitjen e mirë dhe për golin që e vulosi fitoren e Prishtinës në duel me Llapin (2:0) në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Çmimin “Ylli i Javës” për Endrit Krasniqin e ndau Rinor Bekteshi, menaxher për blerje dhe furnizim në ‘Albi Mall’.
Pas marrjes së çmimit, Krasniqi u shpreh i lumtur që vitrinës së tij të trofeve personal ia shtoi edhe një tjetër çmim të ‘Yllit të Javës’.
“Ky është një çmim i rëndësishëm për mua, pasi atë dëshirojnë ta fitojnë të gjithë futbollistët që janë pjesë e elitës. Kjo është hera e dytë gjatë këtij edicioni që shpërblehem me këtë çmim dhe shpresoj ta fitoj edhe herëve tjera. FC Prishtina tashmë e ka kapur një seri pozitive të rezultateve, gjatë të cilës periudhë përveç punës sonë të madhe e kemi pasur përkrah edhe fatin. Uroj që të vazhdojmë me rezultate pozitive dhe dua t’i falënderoj të gjithë bashkëlojtarët dhe stafin për mbështetje”, ka theksuar Endrit Krasniqi për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dy gola të bukur në derbi nuk sjellin fitues – barazimi i jep gëzim Liverpoolit

Benjamin Kololli ‘hero’ i Sionit në fitoren ndaj Luganos, shkëlqen me gol dhe asistim

“Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin”- reagon babai i Etnik Brrutit me një foto të tij si ushtar i UÇK-së

Barcelona ka vetëm dy opsione se kur mund ta luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas

Rey Manaj ka gjendje stabile pas përplasjes, ai i befasoi mjekët me fjalët e para pasi u zgjua

Joan Laporta jep detaje për vdekjen tragjike të doktorit të Barcelonës

Shpërthen Mirlind Daku, shënon dy gola ndaj gjigantit rus që në pjesën e parë

Barcelona mund të konsiderojë shitjen e dy yjeve në verë – shkak situata e rënduar financiare

Barcelona me një lajm të keq për tifozët sa i përket rikthimit në ‘Camp Nou’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja