LAJMI I FUNDIT:

Ende nuk ka vendim në lidhje me mësimin përgjatë gjithë ditës në Maqedoni

Ende nuk ka vendim në lidhje me mësimin përgjatë gjithë ditës në Maqedoni

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në mbledhjen e sotme nuk ka marrr vendim nëse në shkollat fillore do të ketë mësim përgjatë gjithë ditës me prezencë fizike.

Komisioni pret nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të dhëna se sa është numri i fëmijëve dhe më pas do të merret vendim.

“Kjo çështje ende nuk ka përfunduar. Si komision duhet të kemi numrin e saktë të fëmijëve që do të ishin në shkolla me prani fizike. Këto të dhëna duhet t’i sigurojë MASH-i dhe më pas të marrim vendim, përkatësisht të rekomandojmë”, tha drejtori i Qendrës për Shëndet Pulbik dhe anëtar i komisionit, Aleksandar Stojanov./Telegrafi/