Prokuroria Speciale e Kosovës po i vazhdon ende hetimet në lidhje me 32 gratë e kthyera nga Siria në Kosovë në muajin prill të këtij viti.
Që të 32 gratë e riatdhesuara po hetohen nën dyshimet për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.
Prokuroria Speciale ka konfirmuar faktin se ende nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë për gratë e riatdhesuara.
“Rasti i grave të riatdhesuara nga Siria, është ende në fazën e hetimeve nga ana e prokurorëve të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Ato po hetohen për veprat penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, përkatësisht nga neni 3 paragrafi 3, “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht”, jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Tani, janë bërë tre muaj prej se 32 gratë e kthyera nga Siria po qëndrojnë në arrest shtëpiak.
Në vitin 2015, institucionet e Kosovës miratuan një ligj të posaçëm, me të cilin sanksionohet pjesëmarrja në luftërat e huaja, ku parashihen edhe dënime për personat që marrin pjesë në këto luftëra.
Radio Evropa e Lirë ka biseduar me disa nga avokatet mbrojtëse të grave që janë në arrest shtëpiak.
Avokatet kanë konfirmuar faktin se gratë vazhdojnë ta kenë masën e njëjtë.
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi tha se gratë e kthyera nga Siria janë duke marrë ndihmën e nevojshme shtetërore në procesin e riintegrimit.
“Kosova është i vetmi shtet në Evropë, që edhe i ka kthyer edhe po i përkrahë në integrim. Hetimet janë ende në procedurë dhe me sa di unë, rasti u është shpërndarë disa prokurorëve sepse janë shumë 32 persona”, tha avokatja Gashi – Bytyqi.
Se procedura është ende në fazën e hetimeve e konfirmon edhe avokatja Merita Bajraktari, e cila mbron A.A, që kishte shkuar në Siri për siç kishte deklaruar para hetuesve, për të qenë pranë burrit të saj.
“Ende nuk është ngritur aktakuza dhe procedura është në fazën e hetimeve. Jemi nga fundi i masës së arrestit shtëpiak dhe tani bëhet propozimi o për vazhdim të masës o për ndërprerje”, tha avokatja Merita Bajraktari.
Me 20 prill të këtij viti, Institucionet e Kosovës kthyen nga Siri 110 kosovarë, në mesin e tyre, katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, të cilët ishin nëpër kampe që kryesisht kontrolloheshin nga forcat kurde.
Katër luftëtarët u arrestuan menjëherë, ndërkohë që 32 gratë u intervistuan nga hetuesit për dyshimet për bashkim apo pjesëmarrje në organizata terroriste.
Nga ana tjetër, para pak ditësh, Radio Evropa e Lirë, intervistoi njërën nga gratë e kthyera në Kosovë e cila kërkoi që të mos i zbulohet identiteti. Ajo rrëfeu historinë e saj dhe atë që kishte përjetuar në Siri duke thënë se e shumë të vështirë të riintegrohet në Kosovë.
Ajo tha se me dëshirë do të jetonte në një shtet tjetër të Lindjes së Mesme, pasi sipas saj, do të kishte me lehtë të jetonte me mbulesën që ajo bart.
“Nuk ndjehem fajtore aspak sepse nuk kam marrë pjesë në gjëra të tilla. Unë mendoj se do ta kem të vështirë jetën këtu për shkak të problemeve që na bëjnë njerëzit përreth. Unë nuk jam e lirë për shembull që të dal me veshjen time në rrugë, kupton? Ndërsa atje për shembull e ke praktikuar, për vendet arabe po flas, mund të dalësh në rrugë, nuk te shikon askush ndërsa këtu po donë që të bëjnë ligj për heqjen e nikabit. Shumë e vështirë”, tha ajo.
Pas kthimit në Kosovë të katër luftëtareve, 32 grave dhe 74 fëmijë, në muajin prill, institucionet e Kosovës nuk bënë të ditur nëse do të kthejnë kosovarët e tjerë të mbetur në Siri. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës