Ende asgjë për të ardhmen e Mount, Chelsea dhe United do ta kenë një takim vendimtar

Manchester United ka për objektiv kryesor për repartin e mesfushës transferimin e Mason Mount.
Megjithatë gjiganti anglez po has në vështirësi të mëdha të nënshkruaj me mesfushorin ofensivë.
Djajtë e Kuq kanë bërë tre oferta të njëpasnjëshme në drejtim të Chelseat, por që të tria ato janë refuzuar nga Chelsea.
Oferta e fundit nga United ishte 55 milionë funte, ofertë që mbetet ende e vlefshme.
Fabrizio Romano ka njoftuar se drejtuesit e dy skuadrave kanë angazhuar një takim të drejtpërdrejtë për të zhvilluar bisedat për Mount.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




































