Mediat ndërkombëtare: Rona rikthehet ‘Me motive tona’ (Foto/Video)

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë albumit të fundit të Rona Nishliut.
Portali i mirënjohur ndërkombëtar, “Wiwibloggs”, i ka kushtuar një artikull albumit të sapo publikuar të këngëtares Nilshliu të titulluar “Me motive tona”
Ky medium e përshkruan Ronën si një këngëtare fantastike me një zë mahnitës dhe një person humanitar, transmeton Telegrafi.
“Ajo është një yll jo vetëm për zërin e saj të mahnitshëm, por edhe për shkak të punës së saj humanitare dhe sociale. Aktualisht është e përfshirë në një fushatë kundër abuzimit të fëmijëve”, shkruan ndër të tjerash portali për Ronën.
Portali, i cili ndjek karrierën e këngëtareve pjesëmarrëse në Eurovision, kujton edhe pjesëmarrjen e fuqishme të Ronës në festivalin evropian muzikor të vitit 2012 “Eurosong” me këngën “Suus”. /Telegrafi/




























































