LAJMI I FUNDIT:

Emre i penduar që është larguar nga Interi: Kurrë nuk do t’ia fali vetës

Emre i penduar që është larguar nga Interi: Kurrë nuk do t’ia fali vetës
Emre gjatë duelit kundër Brescias në Giuseppe Meazza (Foto: Getty Images)

Emre Belozoglu është penduar që është larguar nga Interi, por ka përmendur edhe skandalin e Calciopolit.

Mesfushori turk që aktualisht po luan te Istanbul Basaksehir, thotë se kujtime katër sezonale te Interi ishin të mira.

“Futbolli italian nuk është i njëjtë, kur isha unë ishte si basketbolli i NBA-së”, ka thënë Emre për Extra Time të Gazzetta dello Sport.


Emre në duel me Andrei Shevchenkn (Foto: Getty Images)

“Tani vendet e huaja janë më shumë joshëse dhe kanë më shumë para, Italia po vuan. Por, Interi do jetë gjithmonë në zemrën time”.

“Ishte hera e parë që lash vendin tim. Kam shumë kujtime, ata menjëherë më pranuan si një nga ata. Pastaj ishte Moratti, një xhentëlmen në futboll dhe kampion i vërtet”.

“Juventus apo Milan? Rritja e tyre ishte konstante, kur ndryshon shumë në bankën rezervë dhe në fushë, kalon në një kohë që vështirë fiton”.

Pavel Nedved në tentim për t’ia rrëmbyer topin Emres në stadiumin Delle Alpi (Foto: Getty Images)

“Pastaj ishte Calciopoli. Një situatë të njëjtë kishin në Turqi në vitin 2010. Ishte një goditje e rëndë për gjithë futbollin italian”.

“Psikologjikisht ishte e vështir, kemi dhënë 100 për qind teksa jashtë gjërat po ndodhnin”.

“Keqardhje? Lamtumira, kurrë nuk do t’ia fali vetës. Isha 25 vjeçar dhe kisha mentalitet tjetër, nëse do mund të kthehesha prapa, do qëndroja te Interi”, ka shtuar Emre.

Emre nga Interi kaloi te Newcastle në vitin 2005. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=9o4jKD-1Ons

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Vjen vendimi i Komisionit Disiplinor për ndeshjen Liria - Vëllaznimi

Vjen vendimi i Komisionit Disiplinor për ndeshjen Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Kapi gjyqtarin dhunshëm në qaf, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qaf, dënohet Messi

Ligat tjera
Arne Slot dhe ndihmësi i tij marrin dënimin nga FA , ish-ylli i Evertonit do ta drejtojë Liverpoolin në dy ndeshje

Arne Slot dhe ndihmësi i tij marrin dënimin nga FA , ish-ylli i Evertonit do ta drejtojë Liverpoolin në dy ndeshje

Premier League
Kalo në kategori