Është bërë e ditur javë më parë se në ekranet tona do të nisë së shpejti emisioni “R3 për 3”.

Xhirimet e tij do të nisin në muajin gusht, teksa është arritur marrëveshje edhe për transmetimin e tij në Kosovë.


Emisioni do të përfshijë nga tri pyetje që personazhet të ftuar VIP do t’i bëjnë njëri-tjetrit, e që mes tyre pritet të jenë edhe pyetje pikante.

3 66

“R3 për 3” do të xhirohet në Capri të Italisë, me personazhe të përzgjedhur çdo javë.

Emisioni do të transmetohet nga një prezantuese bukuroshe, të cilën stafi realizues ende nuk e kanë bërë të ditur.

Megjithatë, Telegrafi mëson se bëhet fjalë për njërën nga modelet e famshme: Arta Nitaj dhe Jehona Melenica.

Mbetet të shihet se cila nga bukuroshet do të jetë prezantuesja e këtij emisioni interesant. /Telegrafi/