LAJMI I FUNDIT:

Emisari britanik, Peach përmend Marrëveshjen e Belfastit si opsion në dialogun Kosovë-Serbi

Emisari britanik, Peach përmend Marrëveshjen e Belfastit si opsion në dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, tha sot se si opsion për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, mund të shërbejë zgjidhja e të Irlandës së Veriut, 25 vjet më parë të njohur si “Marrëveshja e së Premtes së Mirë” (Marrëveshja e Belfastit).

Emisari britanik, siç raportojnë mediat serbe, tha se mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se ai, sipas tij, duhet të shkojë drejt krijimit të një të ardhmeje multietnike dhe respektit të ndërsjellë.

Duke folur në një panel në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antalia, theksoi se “shembull i mirë për dialogun Kosovë-Serbi është Marrëveshja e së Premtes së Mirë (Marrëveshja e Belfastit), e cila i dha fund konfliktit ndërmjet palëve kundërshtare në Irlandën e Veriut 25 vjet më parë”, transmeton Telegrafi.


Ai tha se kjo marrëveshje është një mësim i mirë për pajtim, pasi palët kishin bërë lëshime dhe negociata.

“Dhe ky është një mësim i mirë për pajtim. Bëhet fjalë për lëshime, ka të bëjë me negociata, por mbi të gjitha ka të bëjë me vazhdimin e dialogut”, ka thënë Peach. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori