Please enter at least 3 characters.

Eminem flet për të arriturat e vajzës së tij: Më ka bërë krenar, ka diplomuar në universitet

2020/03/GettyImages-484722985.jpg
222:"LOS ANGELES, CA - APRIL 13: Recording artists Eminem performs onstage at the 2014 MTV Movie Awards at Nokia Theatre L.A. Live on April 13, 2014 in Los Angeles, California. (Photo by Christopher Polk/Getty Images for MTV)
20:"Getty Images for MTV

Në mesin e të arriturave dhe suksesit të ikonës së hip hopit, Eminem, është edhe vajza e tij. Çuditërisht reperi ishte shfaqur në emisionin “Hot Boxin with Mike Tyson” ku diskutoi për jetën personale dhe vajzën e tij.

Ai ka treguar se nuk mund të ishte më i lumtur, pasi vajza e tij 24 vjeçare mbaroi studimet në Universitetin Shtetërorë të Michiganit, shkruan The Sun.

"Nuk ka fëmijë", është përgjigjur reperi lidhur me vajzën e tij, Hailie Jade Scott, duke thënë më tej: "Ajo ka një të dashur dhe po kalon shumë mirë”.

"Ajo më ka bërë krenar sigurisht, ajo është diplomuar në universitet", ka thënë Eminem për vajzën e tij, e cila ka studiuar psikologji.

Vajza e tij tashmë është në një marrëdhënie afatgjatë me Evan, me të cilin raportohet se ajo u takua teksa studionte në Universitetin Shtetëror të Michigan. /Telegrafi/