LAJMI I FUNDIT:

Emily Ratajkowski tregon një mënyrë të re për të veshur pantallonat e lëkurës këtë vjeshtë

Emily Ratajkowski tregon një mënyrë të re për të veshur pantallonat e lëkurës këtë vjeshtë

Emily Ratajkowski ka një mënyrë për të bërë praktikisht çdo trend të modës për vete. Pavarësisht nëse është një kostum jashtëzakonisht i thjesht apo çizme komode, modelja mund ta lidhë menjëherë me stilin e saj personal.

Këtë fundjavë, Ratajkowski doli në New York dhe bëri pikërisht këtë, duke vënë në provë pantallonat prej lëkure.


Në vend që ta stilonte atë në një mënyrë të frymëzuar nga trendet, ajo i dha pantallonave një kthesë më të thjeshtë, që binte në përputhje me estetikën e saj.

Ylli doli në rrugë me një palë pantallona lëkure të drejta me një xhaketë sportive klasike dhe një bluzë të bardhë, kështu duke e stiluar pamjen thjeshtë.

Aksesorët e saj elegant ndihmuan gjithashtu – një mini çantë e zezë, syze dielli dhe çizme me majë katrore përpara.

Është e qartë, pantallonat prej lëkure nuk kanë pse të shoqërohen patjetër me një xhaketë lëkure të përshtatshme. /Telegrafi/