LAJMI I FUNDIT:

Emily Ratajkowski pret vetë flokët, filmon procesin dhe e bën të duket kaq e lehtë!

Emily Ratajkowski pret vetë flokët, filmon procesin dhe e bën të duket kaq e lehtë!

E keni parasysh si shumë vajza i trajtojnë flokët si të shenjtë dhe studiojnë në detaje edhe parukieren që do t’u presë flokët?

Emily Ratajkowski nuk është njëra prej tyre.


Në një video në TikTok, modelja filmon veten duke prerë një pjesë të flokëve, pa asnjë problem.

“Ne do të shkojmë në plazh dhe unë dua t’i jap vetes një shkallëzim të lehtë”, thotë ajo.

♬ original sound – Emrata

Me gërshërët në dorë, EmRata pyet:

“A është kjo çmenduri, a jam e çmendur?”

Ndoshta e çmendur jo, por e guximshme, shumë.

Këto kohë, mediat kanë folur vazhdimisht për ndarjen e modeles nga bashkëshorti dhe se ky i fundit e ka tradhtuar.

Edhe pse ajo nuk ka folur publikisht për detajet e ndarjes, EmRata postoi një video në TikTok, ku thotë se “ky është i vetmi burrë që dua në shtratin tim” dhe “burri” – është qenushi i saj.

♬ Funny Song – Cavendish Music