Sezoni i dasmave ka filluar në të gjithë botën.

Ari Emanuel - CEO i “IMG Models” i tha “Po” stilistes së modës Sarah Staudinger në një ceremoni marramendëse të mbushur me yje në Saint-Tropez të shtunën.


Në mesin e yjeve pjesëmarrëse u pa edhe një nga modelet më të famshme në botë, Emily Ratajkowski.

emrata 284645800 1208433493327583 1734745598253763150 n Foto: Instagram/Emrata

Emily u pa e veshur me një fustan të kaltër, të detajuar me prerjet që tashmë me një shikim na kujtojnë menjëherë krijimet e shqiptares Nensi Dojaka.

I prerë në pjesën e sipërme, duke i shtuar bukurin me detajin e një zemre rozë në mes të gjoksit dhe stomakut, modelja dukej thjesht e mahnitshme.

Emily Ratajkowski Attend the wedding of Ari Emanuel and Sarah Staudinge 04

Dizajni i veçantë vazhdoi edhe në pjesën e shpinës, ndërsa fustani kishte si detaj edhe një të çarë në këmbën e majtë.

Ylli e kompletoi fustanin e Dojakës me një çantë të zezë dhe sandale të kaltra me rripa. /Telegrafi/

emratateam 284682284 1076434299751469 8407099500906605093 n

emratateam 284724902 170364348693406 534323875719680148 n

Screenshot 3 57

Screenshot 2 63