Me shumë mundësi e ardhmja e Juan Matas nuk është te Manchester Unitedi.

Lojtarit i skadon kontrata në qershor dhe ai nuk është titullar i rregullt te Djajtë e Kuq.


Sipas Daily Mail në gjurmët e spanjollit është Arsenali i Unai Emery.

Juan Mata a Duke festuar një nga golat ndaj Evertonit (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

30-vjeçari është dëshira e trajnerit spanjoll, i cili e shikon ish-yllin e Valencias si të nevojshëm për planet e tij.

Matas i skadon kontrata në qershor, por Topçinjtë dëshirojnë ta transferojnë në janar.

Ky është sezoni i gjashtë i mesfushorit te Man Utd, në 199 paraqitje ka shënuar 42 gola.

Mata në të kaluarën ishte pjesë e Chelseat dhe të rinjve të Real Madridit. /Telegrafi/

telegrafi sport app